• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sipas horoskopit duhet të zgjidhni edhe verën nga sot e tutje (nëse jeni pijedashës)

A ka gjë që nuk e përcakton horoskopi në vija të përgjithshme?  Epo mesa duket nuk ka. Tani shenja e horoskopit, mund t’iu japë një ide edhe të verës që duhet të pini, ose që ju pëlqen më tepër.

Kjo nuk do të thotë që përcaktimet e mëtejshme vlejnë për të gjithë, por me siguri një pjesë do e gjejnë veten.

Shenjat kardinale: Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi; janë të lidhur ngushtë me verën e vjetër, atë klasiken, e shtrenjta dhe më e mira. Këto shenja janë impulsive dhe me kurajo, ndaj ju shkon për shtat vetëm vera cilësore, ajo që kushton dhe përmban esencën e vërtetë të shijes.

Shenjat fikse: Demi, Luani, Akrepi, Ujori; janë shenja që nuk i pëlqejnë ndryshimet dhe duan të kenë siguri. Vera që do ju pëlqente është ajo rezerva që ruhet për vite me radhë, e për raste të veçanta.

Shenjat e lëvizshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari, Peshqit;  këto shenja shkojnë drejt madhështisë të shkëlqimit dhe pak bulëza. Ato e duan ndryshimin dhe ku ka më mirë se pak shkëlqim për t’ua dhënë./revistawho.com