Kandidati i Kosovës për “Oscar”, ‘Zgjoi’ është edhe një hap më afër ceremonisë prestigjioze. Filmi nën regji të Blerta Bashollli ka hyrë në listën e ngushtë, bashkë me 14 filma të tjerë.
Për këtë sukses ka shkruar edhe Dua Lipa e cila ka rishpërndarë një postim të bërë nga regjisorja Blerta Basholli . Gjithashtu ka bërë një postim për të njëjtën temë, ku ka shprehur krenarinë e saj.
“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi ajo në InstaStory, duke iu gëzuar kështu suksesit të filmit “Zgjoi”. Dua së bashku me prindërit e saj ka qenë e pranishme në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë takuar edhe me regjisoren Basholli, aktoren Gashi dhe ekipin realizues./revistawho.com