• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Sipas Arbana Osmanit, vetëm Xhemi Shehu mund të ishte kaq tërheqëse edhe pas karantinës

Mbrëmjen e sotme është rikthyer në ekranin e ‘Top Channel’ programi i humorit, ‘Portokalli’, pas një shkëputjeje disa javore.

Aktorët dhe moderatorët kanë arritur të risjellin gjithçka si më parë, por duke respektuar rregullat e vendosura nga vendi për shkak të situatës së krijuar nga ‘Covid-19’.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë ‘look-u’ i Xhemi Shehut e cila u shfaq mjaft tërheqëse me veshjen në ngjyrë të bardhë. Arbana Osmani ka zgjedhur të publikojë një foto të mikes së saj, krah së cilës ka shkruar: “Vetëm ti mund të ishe super sexy dhe pas karantinës”.
Osmani ka treguar gjithmonë duke qeshur se nga konsumimi i tepërt i ushqimeve ka fituar peshë, ndërsa Shehu arrin të ketë linja perfekte për shkak të genetikës./revistawho.com