• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Sindi humb Muratin dhe detyrohet të tërheqë deklaratën e lënduar

Sindi është shprehur e lënduar pas takimit të Muratit me Olën. Ata u shfaqën shumë të afërt në takim dhe shprehën pëlqim për njëri-tjetrin ndërsa Sindi duket se nuk e priste këtë. Konkurrentja e zhgënjyer tha se ka sakrifikuar për një lidhje gënjeshtër ndërsa Murati shprehu qartë që nuk ka më pëlqim për të.

“Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike”

E detyruar Sindi e tërhoqi deklaratën të cilën bëri pak javë më parë, kur tha se në program është vetëm për Muratin. Konkurrentja u shpreh se tani e tutje do të dalë në takim me djem të tjerë ndërsa Murati përqafoi Olën duke treguar kështu se ka nisur një pëlqim për të.