• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sinani dhe Andrra bashkë për gjithë jetën

“ Me gjithë zemër po” ka thënë këngëtari Sinan Hoxha në altar, teksa i ka dhënë fund beqarisë së tij. Këngëtari i dashur i muzikës popullore ka lidhur kurorë vetëm pak minuta më parë me Andrra Destanin dhe duket tejet i lumtur.

11930656_10204849272694922_243482373_n

 

Celebrimi nga përfaqësues të Bashkisë është shoqëruar edhe me një show fishekzjarresh duke e bërë të paharrueshëm, këtë moment unik në jetët e Andrrës dhe Sinanit. Më pas të ftuarit kanë shijuar një kokteil nën tintujt e muzikës “Love me like u do”, realizuar kjo nga violincelisti Iljard Shaba dhe më pas janë akomoduar në ambientet e lokalit në periferi të kryeqytetit.

11908281_10204849272014905_110478664_n

 

Dasma është çelur nga bilbili i muzikës popullore, Artiola Toska (mikeshë e ngushtë e këngëtarit), ndërsa Rozana Radi dhe Soni Malaj kanë qenë ato që kanë nisur të parat kërcimin e mbrëmjes. Sinani i ka ftuar kolegët që vetëm për një natë ti harrojnë konfliktet dhe të shijojnë këtë moment gëzimi të jetës së tij.

11937924_10207017648577616_272789279_n

 

“ Ju jeni familja ime.. Unë i kam punët mirë me të gjithë ju, prandaj sonte harrojini konfliktet dhe kënaquni”, ka thënë këngëtari. Mes artistësh kalohet gjithnjë shumë mirë, andaj dhe Sinani dhe Andrra do të përjetojnë sonte një natë të paharrueshme. Who do t’iu mbajë gjatë gjithë mbrëmjes në korrent me lajme nga dasma andaj na klikoni shpeshherë. Ne dimë vetëm ti japim përgjigje pyetjeve tuaja kureshtare…

 

Leave a Reply