• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Sinan Hoxha dhe Andrra ndjekin zakonin, gjininë e fëmijës…

Andrra Destani e cila tashmë mban mbiemrin Hoxha, është në pritje të ëmbël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Sinan Hoxha presin fëmijën e tyre të parë. Sakaq burime pranë “revistawho.com” bëjnë me dije se çifti ka vendosur të mos e mësojnë as vetë gjininë e bebes që presin, derisa ai të vijë në jetë. Ky vendim i tyre lidhet me traditën e qytetit të Kumanovës, vendlindja e Andrrës. Edhe në intervista të mëhershme çifti kanë thënë shpesh se të dy janë tradicionalë, dhe i pëlqejnë e i ndjekin zakonet e familjes shqiptare. Ndaj bashkë me ta, edhe të gjithë fansat e Sinan Hoxhës dhe gruas së tij bukuroshe do të duhet të presin edhe pak për të mësuar nëse fëmija i tyre është djalë apo vajzë.