Andrra Destani dhe Sinan Hoxha celebruan vjet në verë dashurinë e tyre dhe në rrëfimin e parë si çift dhënë në Who, u shprehën se dëshirojnë të kenë shumë fëmijë. Ata sot ka nisur një jetë të re, atë si prind. Çifti e pagëzoi djalin me emrin Ansi, kuptimi të cilit vjen nga bashkimi i emrave të tyre (An-Andrra, Si-Sinan). Shumë i emocionuar duket Sinani teksa sheh të voglin që Andrra mban në krahë. “Ndjenja më e bukur. Pa fjalë”, – shkruan artisti. Me urimet për një jetë sa më të gjatë e të lumtur për të voglin, urojmë që të plotësohet edhe dëshira e prindërve për të pasur sa më shumë motra e vëllezër.