Fitimet e prezantuesit televiziv, Simon Cowell janë një nga më të mëdhatë në historinë e të famshmëve pasi ai mbledh një shumë prej 45.3 milionë paund.
Cowell thuhet se ka siguruar të ardhurat prej më të lartave të të famshmëve në histori, me shumën tetë shifrore të zbuluar saktësisht si 45,358,391 paund.
Pavarësisht bllokimeve nga periudha me pandemi, lista e gjatë e sipërmarrjeve televizive që ka nisur manjati i muzikës, 62-vjeçar, ka lulëzuar, duke përfshirë formatin e famshëm “Got Talent”.
Sipas raporteve në magazinën “The Sun”, llogaritë për kompaninë e sipërmarrësit të “Syco Holdings”, për 12 muajt deri në mars të këtij viti zbuluan se ai do të merrte shifrën e lart përmendur.
Një burim i afërt me prezantuesin ka thënë se: “Simon mund të mos ketë qenë në ekran, por suksesi i tij nuk ka të ndalur dhe fitimet rritën çdo ditë e më shumë”./revistawho.com