Silvio Berlusconi dhe Marta Fascina kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, por ceremonia ishte sa tradicionale për nga festimet, aq edhe moderne sepse nuk do të ketë asnjë vlerë ligjore. Marta ishte e veshur me të bardha dhe bashkë me partnerin e festuan dashurinë me shumë emocion.
Ceremonia u mbajt në Villa Gernetto në Lesmo, një vend ky shumë të dashur për Berlusconi-n.
Të ftuar në dasmën e ish-kryeministrit mishin rreth 50 persona, ku pjesë bënin miq dhe aleatë të Berlusconit nga bota e politikës dhe e biznesit.
Sipas “Corriere della Sera”, ish kryeministri i dedikoi një fjalim prekës partneres së tij. “Dashuria ime për ty është e madhe Marta. Është diçka që nuk e kisha provuar më parë dhe ti tashmë je e pandashme. Ti ishe me mua në kohë të vështira dhe më ndihmove”, u shpreh ai.
Për Silvio Berlusconin kjo është martesa e tretë dhe çifti ka mbi 50 vite diferencë./revistawho.com