• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Silva Gunbardhi dhe bashkëshorti ‘debatojnë’ në emision: Çfarë fitoi se ma tha?

Silva Gunbardhi dhe reperi shqiptar Dafi Derti, janë një nga çiftet më të dashur të showbizit. Ata ndajnë së bashku jo vetëm jetën private, por edhe atë profesionale. Të ftuar pasditen e sotme tek emisioni i pasdites ‘Rudina’, padashur nisi një debat i vogël mes tyre. E gjitha ishte shkaktuar nga modeli i flokëve që kishte zgjedhur të mbante Silva. “Pesë minuta përpara emisionit, më tha se nuk i pëlqente modeli i flokëve. Çfarë fitoi se ma tha? Unë vendosa t’i bëja flokët gërshet sot”,– tregoi kjo e fundit.

Ndërsa Dafi si për të mbrojtur veten ju kundërpërgjigj duke treguar se e ka shumë të vështirë të shtiret dhe në momentin që nuk i pëlqen diçka e shpreh menjëherë. Kujtojmë se dy të rinjtë janë prindër të një djali./revistawho.com