• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Silikon, rri si të ka bërë zoti”, Enca i përgjigjet kështu ndjekësve të saj

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Enca ka ndarë së fundmi disa nga momentet gjatë seteve fotografike, ku është shfaqur si çdo herë tjetër e kuruar deri në detaje dhe mjaft tërheqëse. Shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar ‘look-un’ e saj, ndërsa të tjerë kanë nisur ta akuzojnë se ka bërë ndërhyrje plastike.

Enca ka zgjedhur t’i përgjigjet të gjithëve me anë të një postimi në ‘Instastory’, duke treguar se gjithçka është thjesht genetike. “Sa herë që dikush përmend ‘silikon, rri si të ka bërë zoti’ në profilin tim, zoti derdh një lot për ju. Thjesht genet e mira dhe bekimet e zotit”, ka shkruar Haxhia krah postimit në ‘Instastory’.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndjekësit i drejtohen këngëtares për ndërhyrje, për shkak të formave të saj mjaft tërheqëse, megjithatë ajo ka sqaruar se nuk ka bërë asnjë të tillë dhe se gjithçka është e trashëguar./revistawho.com