Shpesh personazhet e njohur na tregojnë sa shumë ngjan përditshmëria e tyre me tonën pavarësisht faktit që i shohim në ekran dhe ky detaj i bën të duken ndryshe në sytë tanë. Edhe Fatma Methasani sot ka ndarë një nga ‘hallet’ që ka shumica e gocave të reja me nënat e tyre. Ajo ka ngritur një pyetje për fansat e saj me një tematikë që do hapë padyshim diskutime: “Mami im nuk i ka miratuar kurrë këmishat e mia ‘oversize’ dhe xhinset e grisura. Keni histori të ngjashme?”
Duke marrë parasysh që stili i moderatores së njohur i përfshin goxha, këmishat e mëdha dhe xhinset e grisura, na e merr mendja që kritikat nga e ëma për këtë fakt kanë qenë të shpeshta. Megjithatë jemi të sigurt që do gjejë pak ‘ngushëllim’ edhe tek historitë e fanseve të saj, të cilat kanë të njëjtin problem. Eh këto nënat…/revistawho.com