• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Siç e do moda e VIP-ave, edhe J.Lo krijon markën e saj kozmetike dhe pret të bëhet më e pasur nga sa ishte!

Listës së personazheve të famshëm që kanë markë të tyre kozmetike, i është shtuar edhe Jennifer Lopez. Këngëtarja, e cila prej vitesh na e ka mbajtur të fshehtë sekretin e saj të bukurisë, është gati ta zbulojë atë para të gjithë botës.

“Ky nuk është thjesht një projekt me pasion, është një ëndërr e imja 30-vjeçare. Mezi po pres të ndaj sekretet e lëkurës sime me ju”-shprehet J.Lo.

Produktet kozmetike të linjës së Lopezit do të dalin në shitje në ditën e parë të vitit 2021.Me postimin e fundit në rrjete sociale, këngëtarja i ka bërë thirrje vajzave e grave të prenotojnë që tani  blerjet e tyre, duke e ditur shumë mirë që do thyejë rekord shitjesh.

“Bukuria nuk ka datë skadence”-është moto e markës kozmetike të J.Lo-s.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)