• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Si t’i rrisni qerpikët në pak kohë? Kini parasysh këto këshilla

Qerpikët e gjatë i bëjnë të gjithë të duken më tërheqës dhe të bukur. Nëse jeni në pikëpyetje se si të duken më voluminozë dhe të rriten në pak kohë ne ju sjellim më poshtë disa mënyra që do ju ndihmojnë për t’i zgjatur ato:

– Masazhim i qepallave të syrit

Masazhimi i qepallave përmirëson dukshëm rrjedhjen e gjakut në gjendrat e flokëve dhe mund të stimulojë rritjen e qerpikëve.

– Vaselinë

Aplikojeni me një copë të vogël pambuku dhe flini me të. Më pas, lajeni në mëngjes. Kjo do t’i bëjë qerpikët të duken më të gjatë dhe do reduktojë rënien e tyre.

– Aloe Vera

Aloe Vera përmban vitaminë E, e cila është element thelbësor për rritjen e qerpikëve. Aplikoni pak xhel Aloe Vera në qerpikët tuaj. Lëreni brenda natës dhe lajeni ditën tjetër.

– Vajra Aplikimi i një sasie të vogël të vajit të ullirit ose të kastorit në qerpikët tuaj përpara se të flini mund të ndihmojë në rritjen e tyre. Ndihmon gjithashtu për t’i mbajtur ata të errët./revistawho.com