Sy të skuqur, teshtima, dhimbje koke dhe stress, këto janë pasojat e alergjisë pranverore tek fëmijët. E me afrimin e stinës që është më problematikja në këtë aspekt, e cila vjen me rritjen e përqëndrimit të poleneve në ajër dhe ndryshimin e temperaturave , gjithçka bëhet më e vështirë.
Shëtitjet në fshat
Evitoni shtëtitjet në fshat veçanërisht në orët e mëngjesitl, por dhe në ditët me erë dhe më klimë të thatë.
Mal dhe det
Zgjidhni si destinacion për të vizituar detin, ose lokalitet në lartësi në mal. Duhet të kini parasysh që për lartësitë nga 600 deri në 1000 mbi nivelin e detit, të njëjtat bimë çlirojnë polenet një muaj më vonë.
Filtrat e kondicionerëve
Duhet të pastroni filtrat e kondicionërve në shtëpi dhe makinë.
Prerja e barit
Mos e prisni barin dhe mos i lini fëmijët që të qëndrojnë në afërsi të hapësirave ku ai është prerë.
Tym, pluhur dhe qime
Evitoni kontaktin me tymin e duhanit, pluhrat dhe me qime të kafshëve.
Ndërkohë që në lidhje me alergjitë, ekzistojnë dhe disa mite që janë të gabuar, si p.sh ai i fushave. Miti që ju këshillon që të mos kaloni kohë në fusha, por polenet janë kudo dhe nuk mund të evitoni.
Miti i dritareve
Sipas një miti duhen mbyllur dritaret dhe të ndalohet fëmija të dalë nga shtëpia, por kjo është e pamundur.
Miti i katet të larta
Edhe pse mund të evitoni të jetoni në katet e larta, nuk mund ta shmangni shpërndarjen e poleneve në katet e ulta, apo jo?/tvklan.al