Është një rregull i fshehur në botën e showbizit: Nuk mund të veshësh diçka dy herë. Megjithatë vajzat që do iu tregojmë më poshtë nuk e kanë ndjekur këtë rregull, jo se nuk kanë mundësi për të blerë sa rroba t’u dojë qejfi, por sepse pse jo mos ta veshësh diçka dy herë nëse të pëlqen shumë! Për më tepër yjet e Hollivudit na mësuan sesi herën e dytë që vishni diçka, as të mos kuptohet.
Si për shembull Jennifer Lawrence ka veshur të njëjtin fustan në një event në vitin 2017 dhe të njëjtin një vit më vonë. Por ndryshimi është se herën e dytë në një dasmë, i zbërtheu kopsat.
Saoirse Ronan e bër fustanin e zi që veshi në “Bafta”, komplet të ri në “Oscars”. Duken si fustane të ndryshëm, por në fakt stilisti i saj përshtati me të njëjtën cohë fustanin e ri.
Kate Middleton gjithashtu bën pjesë në listë. Në foto duket sikur dukesha ka veshur fustane të ndryshme, por është e njëjta cohë e rikrijuar nga stilisti i saj.
Kate është shfaqur edhe një herë tjetër me të njëjtën pallto të verdhë, duke i vendosur një rrip, për ta bërë të duket më ndryshe.
Cate Blanchett në vitin 2016 u shfaq në “Bafta” me një fustan të zi në pjesën e poshtme dhe të dizenjuar me lule në pjesën e sipërme. Në vitin 2020 në Festivalin e Filmit në Venecia u shfaq me të njëjtën veshje, por këtë herë me pantallona.
Hailey Bieber është shfaqur me të njëjtin kostum sportiv, por herën e parë e kombinoi me shapka e me kapuç kurse herën e dytë me taka.
Catherine Zeta-Jones është shfaqur në dy evente të ndryshme me të njëjtin fustan të zi me temina. Herën e parë aktorja u shfaq sa më thjeshtë ndërsa të dytën vendosi një spilë me lule të verdhë dhe pelerinë, ç’ka e bëri veshjen të dukej komplet ndryshe.
Sarah Jessica Parker përdori këtë fustan rozë si në serialin “Sex and the city”, edhe në tapet të kuq.