• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Si të mos mjaftonte mungesa e Samantës, kemi edhe fytyrën e Charlotte, të enjtur nga ndërhyrjet

“Sex and the city” po rikthehet me episode të reja, por asgjë nuk është si më parë. Jo vetëm që Samanta nuk do jetë pjesë, por edhe aktoret e tjera tashmë kanë ndryshuar. Një faqe klinike estetike në Instagram e një mjeku shumë të njohur, Alexander Rivkin ka publikuar dy foto të aktores Kristin Davis, e cila luan rolin e Charlotte dhe hedh aludimet se ajo ka kryer ndërhyrje në fytyrë.

“Jeni të entuziasmuar sa ne për rikthimin e Sex and the city? Nuk mund të flasim për rikthim, pa folur edhe për vitet që kanë kaluar. Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga episodi i fundit, i vitit 2004. Shumë media spekulojnë nëse Kristin ka bërë ndonjë ndërhyrje. Mesa duket ajo ka bërë botoks dhe mbushës dhe gjithashtu pak mollëzat.

Kur ajo buzëqesh tani, duket pak e fryrë. Kur mbushni faqet, injeksioni mund të shkojë në një vend ideal kur pacienti e mban fytyrën në qetësi, por kur ata buzëqeshin, është tepër. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që pacientët të buzëqeshin dhe të bëjnë shprehje të fytyrës si pjesë e procesit të ekzaminimit para injeksionit. Ajo që duket mirë kur fytyra është e qetë mund të duket disi e fryrë dhe e tepruar kur buzëqeshni dhe flisni.”-shkruhet në faqen e klinikës dhe në fakt ndryshimi i aktores është i qartë.