• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

Si të dukesh bukur me vetëm një aksesor? Këngëtaret shqiptare ju tregojnë trendin e fundit

Këngëtaret e njohura të skenës shqiptare kanë eksperimentuar shpeshherë më ‘look-un’ e tyre jo vetëm në dalje publike, por edhe projekte muzikore apo setet profesionale fotografike.

Një nga tendencat që ka kryesuar muajt e fundit ka qenë ajo e vendosja e shamive në kokë, të cilat i kanë bërë emrat e njohur si Kida, Elvana Gjata, Nora Istrefi apo Tayna të duken edhe më tërheqëse.

Kida vendosi të shfaqet me një shami në kokë, kombinuar me kostumin e bardhë gjatë xhirimeve të këngës së titulluar ‘Ti’. Ky ‘look’ u pëlqye shumë nga ndjekësit e këngëtares.

Elvana Gjata u shfaq me këtë pamje gjatë një seti fotografik ku kryesonin ngjyrat e zbehta, të cilin e prezantoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’. Komplimentat nuk munguan edhe për Gjatën, e cila shaminë në kokë vendosi ta kombinojë edhe me syze dielli.

Nora Istrefi pozoi njësoj si emrat e lartpërmendur gjatë një seti fotografik dhe zgjodhi ta kombinojë shaminë ngjyrë blu me disa aksesorë në duart e saj në po të njëjtat nuanca dhe robdishanderin e bardhë.

Tayna u shfaq në xhirimet e videoklipit të saj më të fundit, ‘Edhe ti’ e veshur e gjitha në ngjyrë të bardhë dhe me shaminë rreth flokëve të saj. Reperja e plotësoi ‘look-un’ me një palë syze, të cilat e shfaqnin edhe më tërheqëse./revistawho.com