• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Si të dukeni bukur pa make-up?

Femrat në përgjithësi janë shumë të fiksuara pas paraqitjes së tyre. ‘Make up’-i zë një vend të rëndësishëm në pamjen e një femre, por duhet mësuar gjithashtu se ato mund të ngjajnë shumë bukur edhe natyrale. Ja disa këshilla se si të dukeni bukur pa make-up:

Lani fytyrën çdo mëngjes dhe çdo darkë – Mund t’ju duket e çuditshme, por një veprim i tillë ndihmon aknet të largohen nga fytyra dhe heq yndyrën e tepërt të lëkurës.

Përdorni një pastrues fytyre të butë – Nëse pastruesi juaj është tepër i fortë dhe me doza të larta alkooli, mund të thajë ose të dëmtojë lëkurën.

Përdorni hidratuesin e duhur – Duhet të përshtatni një hidratues me llojin e lëkurës suaj dhe për këtë ju ndihmojnë shumë mirë estetistet.

Përdorni vazelinë pas maskave – Nëse bëni një maskë për fytyrën tuaj, përdorni gjithmonë vazelinë pas saj, pasi ndihmon që fytyra të qëndrojë e freskët.

Përdorni vaj kokosi pas dushit – Mund ta përdorni edhe për të hequr tualetin këtë lloj vaji, i cili ndihmon në ushqyerjen e lëkurës.

Mos i përpëlisni shumë qepallat – Natyrisht, ju nuk mund të mbani nën kontroll sa herë përpëliten qepallat, por normalisht mund të kujdeseni të mos i hapni e mbyllni sytë shumë, pasi në këtë mënyrë ato bien dhe dobësohen.

Ushqehuni shëndetshëm – Mundohuni të hani ato ushqime të cilat janë të mira për lëkurën tuaj./revistawho.com