Arnav dëgjon zërin e doktoreshës dhe vrapon. Ai takohet me doktoreshën dhe të dy kërkojnë Anxhalinë. Anxhali futet në një dhomë dhe merr gërshërët. Arnav arrin ta gjejë Anxhalinë dhe i heq gërshërët nga dora. Anxhali i thotë se nuk e do këtë fëmijë pa baba dhe të vetmuar. Arnav mundohet ta qetësojë por Anxhalisë i bie të fikët. Arnav thërret doktoreshën dhe ajo e sjell në vete, Arnav dhe Anxhali kthehen në shtëpi. Arnav e çon Anxhalinë në dhomë ndërsa ajo i thotë se do që gjithçka të kthehet si më parë. Anxhali i kërkon Arnavit të kthejë Shamin. Manorama vjen tek ta dhe Arnav e pyet pse nuk kishte njeri në shtëpi kur Anxhali u largua. Manorama i thotë se ishte faji i Kushit pasi ajo u fut në dhomën e Anxhalisë dhe më pas Anxhali humbi. Arnav nxehet dhe shkon në dhomën e tij. Ai kap Kushin dhe e çon tek pishina. Arnav e pyet pse u fut në dhomën e Anxhalisë. Kushi mundohet t’ja shpjegojë por Arnav i thotë se Anxhali mendon se fajin e ka Kushi prandaj ajo nuk duhet ta shohë. Kushi i kërkon falje por Arnav i thotë se ndjesa e saj nuk ka rëndësi tani. Arnav i bërtet dhe i thotë se gjithçka ndodhi për faj të saj dhe përpara se ajo të hynte në jetën e tij Anxhali ishte e lumtur dhe Shami s’do e bënte këtë. Arnav largohet dhe duke ikur i thotë Kushit se do donte mos ta takonte kurrë atë. Kushi lëndohet dhe qan. Arnav hipën në makinë dhe gjatë rrugës i kujtohen të gjitha situatat së fundmi. Ai e kupton që i foli keq Kushit dhe kthehet. Arnav hyn në dhomë dhe e sheh Kushin duke bërë valixhen gati. Ajo i thotë se ai ka të drejtë dhe se është faji i saj. Arnav mundohet ta ndalojë por Kushi e ka vendosur të largohet. Arnav i thotë të mos shkojë sepse ai nuk jeton dot pa të ndërsa Kushi i thotë se s’mund të shohë të gjithë të vuajtur për shkak të saj shkruan revistawho.com. Arnav i kujton Kushit se ajo nuk mund ta prishë kontratën. Ai e kërcënon se do e prishë martesën e Pajalit dhe Akashit nëse ajo shkon. Kushi nxehet dhe i thotë se e kishte harruar sa i pashpirt është dhe pranon që të qëndrojë. Ajo ikën nga dhoma me nerva. Arnav thotë me vete se këtë e bëri vetëm që Kushi të qëndrojë dhe se deri në fund të kontratës do ta bëjë për vete atë. Në mëngjes Arnav nuk e gjen Kushin në dhomë. Ai merr vesh se ajo ka shkuar tek shtëpia e hallës. Arnav shkon atje dhe gjen Kushin por ajo nuk i flet. Arnav mëson nga halla se Kushi ka ditëlindjen./revistawho.com