• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Kushi ja hedh paratë Arnavit, ja çfarë do ndodhë të hënën

Kushi është në shtëpinë e Arnavit, por përpara se Kushi të hyjë në dhomë, Arnav largohet. Gjyshja e Arnavit sheh Kushin dhe e pyet kush është. Kushi i thotë se ka ardhur të tregojë fustanet. Ajo dëgjon emrin e Arnavit, por nuk mendon se është Arnav Raizada. Gjyshja dhe Anxheli flasin për fustanet. Ato thonë se fustanet janë të bukur. Kushi gëzohet dhe i falenderon ato. Ajo largohet. Manorma (teto) sheh Kushin dhe e pyet kush është. Kushi i thotë se erdhi t’i tregonte znj.Anxheli fustanet. Kushi e ngatërron Manormën me shërbëtore. Nga ana tjetër halla e Kushit është e shqetësuar pasi Kushi nuk është kthyer akoma në shtëpi. Kushi kthehet në shtëpi dhe thotë se mori porosi për 200 fustane. Ajo fillon kërcen e lumtur. Nga inati që Kushi kujtoi se ishte shërbëtore, Manorma gris njërin nga fustanet dhe ja tregon gjyshes dhe Anxhelisë. Gjyshja thotë se mund të ketë ndodhur padashje. Manorma thotë se të gjithë fustanet mund të jenë kështu. Ajo telefonon Kushin dhe i thotë se porosia u anulua shkruan revistawho.com. Kushi mërzitet shumë. Telefoni bie prapë dhe është gruaja të cilës Kushi duhet t’i çonte fustanet. Pra Kushi ka ngatërruar shtëpitë. Halla i bërtet Kushit. Kushi vendos t’i telefonojë Anxhelisë dhe ta pyesë çfarë ndodhi por Pajal nuk e lejon. Skena zhvendoset tek Kushi e cila ja hedh paratë në fytyrë Arnavit. Kushi është duke ëndërruar. Pajal e zgjon atë. Sham merr në telefon Kushin dhe i thotë se i ka gjetur punë. Kushi dhe Pajal shkojnë të takojnë Shamin në treg. Kushi shkon të flasë me Shamin ndërsa Pajal e pret atë diku. Halla sheh Pajalin në treg. Ajo e merr Pajalin me vete. Edhe Kushi kthehet në shtëpi. Halla i bërtet Kushit./revistawho.com

CLOSE
CLOSE