Arnav i dhuron një varëse Lavanjës. Pajal gënjen Kushin lidhur me dashurinë e saj për Akashin. Më pas ajo shokohet kur shikon Akashin në shtëpi. Ndërkohë Anxhali dhe Lavanja janë të zëna duke blerë bizhuteri për fejesën. Më vonë Arnavi përpiqet ta ulë Kushin duke i blerë dhuratë Lavanjës, varësen e preferuar të Kushit.
Anxhali bëhet dyshuese për Shamin. Ajo shokohet kur mëson për gënjeshtrën e Shamit lidhur me unazën. Gjyshja bëhet kurioze kur e shikon atë të shqetësuar. Ndërkohë Lavanja detyron Kushin të veshë një fustan dasme. Arnavi e ofendon Kushin sërish./ revistawho.com