• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Arnav i kërkon Kushit para, ja çfarë do ndodhë nesër

Arnav del nga makina dhe fajëson atë për aksidentin. Ai i kërkon Kushit paratë për dëmin e makinës. Kushi i thotë se do ta paguajë dëmin por asnjë shumë parash nuk mund ta paguajë dëmin që ai i solli familjes së saj. Arnav i thotë sa para ka shkaktuar dëmi. Kushi habitet. Arnav e rrit shumën e parave pasi ajo e ofendoi. Kushi me nerva thotë se do ja japë paratë. Arnav largohet. Kushi pyet veten si do i paguajë paratë. Arnav shkon në shtëpi. Akash (asistenti i tij) sheh dëmin e makinës. Arnav i thotë se ishte faji i Kushit. Ai i thotë Akashit mos t’i thotë Anaxhalisë (motrës). Kushi arrin në shtëpi. Halla e mallkon atë dhe thotë se u vonua duke bërë xhiro. Xhaxhi që Kushi i mori motorrin nuk i bërtet asaj por të dy tallen me hallën. Arnav takohet me gjyshen e tij shkruan revistawho.com. Kushi i tregon Pajalit çfarë ndodhi me Arnavin. Pajal mundohet të qetësojë Kushin por ajo mendon si t’i kthejë paratë Arnavit. Kushi i thotë Pajalit se do gjejë një punë por Pajal i thotë se ato janë të reja në qytet dhe është e vështirë të gjejnë punë. Kushi përballet me shokun e saj Sham. Gjatë bisedës Kushit i shpëton se i duhen para. Sham e pyet çfarë problem ka por Kushi nuk i tregon dhe largohet sikur po e pret halla. Kur shkon në shtëpi Kushi kujtohet që Sham mund ta ndihmojë atë. Ajo i thotë Shamit t’i gjejë një punë që t’i japë para. Sham e pyet përse i duhen paratë. Kushi heziton. Sham thotë se do e ndihmojë dhe e çon në shtëpinë e Arnavit pasi Anxhalinës i duhen fustane. Kushi shkon atje pa e ditur se është shtëpia e Arnavit./revistawho.com