Kushi po kërkon për Anxhalinë. Arnav pyet veten ku shkoi Kushi. Ai ka frikë mos Kushi ka ikur sërish. Kushi e gjen Anxhalinë duke folur me dikë. Ajo e thërret dhe e pyet me kë ishte por Anxhali justifikohet. Ato kthehen tek të tjerët. Arnav zihet me Kushin pse iku dhe në nerva e sipër ajo zbulon se ishte ideja e saj që Arnav të vishte kostum tradicional. Arnav i thotë se e di prandaj po e mban veshur edhe pse nuk ndihet rehat. Ai e puth Kushin në ballë dhe i thotë se e bëri të gjithë këtë që ta shihte atë të buzëqeshur. Arnav ka përgatitur një surprizë për Kushin. Ajo hap pakot dhe gjen gjërat e saj të preferuara si postera të aktorit Salman Khan apo xhalebi. Kushi është shumë e gëzuar por dhurata e fundit e mërzit paksa. Arnav i ka dhuruar një varëse me perla dhe Kushit i kujtohen kohët kur ata e urrenin njëri tjetrin. Ai përqafon Kushin teksa ajo përlotet. Në mëngjes Kushi zgjohet nga gjumi dhe sheh Arnavin duke e parë. Ajo çohet dhe sapo të dy do afrohen vjen gjyshja. Ajo thërret Arnavin dhe e shqetësuar i thotë se gjyshja e tij nga babai ka ikur nga azili. Arnav i thotë gjyshes mos të shqetësohet dhe mos t’i tregojë Anxhalisë. Ai shkon të kërkojë për të. Familja shqetësohet shkruan revistawho.com. NK nuk e njeh gjyshen nga babi të Arnav dhe pyet familjen. Ata i thonë se ajo është një grua e rreptë dhe luten që ajo mos të vijë. Kushi del jashtë të ujisë lulet. Ndërkohë gjyshja e Arnavit nga babi po vjen. Kushi frikësohet dhe i hedh ujin. Ajo fillon bërtet dhe më pas i kërkon falje gjyshes pa e ditur që ajo është gjyshja e Arnavit. Të gjithë shokohen kur shohin gjyshen. Ajo mendon se Kushi është shërbëtore dhe më pas shkon në dhomën e saj. NK pyet pse nuk i thanë të vërtetën për Kushin dhe Manorama i thotë se nuk mund t’i thotë ajo historinë e Arnav dhe Kushit dhe martesën e tyre të papritur. Pajal i tregon Kushit që gjyshja e Arnavit e quajti shërbëtore por Kushi thotë se nuk ka problem. Kushi shkon në dhomën e gjyshes së Arnavit por ajo i thotë të largohet. Anxhali vjen dhe emocionohet kur sheh gjyshen. Gjyshja e pyet për Shamin por Anxhali largohet pasi nuk di ç’ti thotë. Arnav dhe gjyshja vijnë dhe habiten kur shohin gjyshen nga babi të Arnavit./revistawho.com