• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Lajme

Si ta nisni ditën me energji edhe kur nuk keni fjetur mjaftueshëm?

Më shumë se 35% e të rriturve nuk respektojnë orarin e rekomanduar për të fjetur nga shtatë deri në tetë orë gjatë natës. Pavarësisht gjithë dëshirës sonë të madhe për të shkuar në shtrat në orarin e duhur, shpesh na ndodh që të mos e realizojmë këtë e më pas vuajmë pasojat. Ka një numër shumë të madh këshillash që të ndihmojnë për të bërë një gjumë të mirë gjatë natës, por shumë pak ka që të ndihmojnë për të përballuar ditën pasardhëse pas një gjumi të tmerrshëm. Për këtë arsye këtu do të gjeni këshillat më të mira për të qenë gjatë gjithë ditës plot energji, pavarësisht se nuk keni fjetur mjaftueshëm.

Mos e fikni alarmin

Një nga gjërat më shkatërruese që bëni është fikja e alarmit. Pasi fikni alarmin do të bëni një gjumë shumë të thellë dhe pasi të zgjoheni do të ndiheni si ‘të dehur’. Pas një nate të keqe me gjumin duhet që të ngriheni përsëri në të njëjtin orar siç bëni përditë edhe nëse është fundjavë.

Hapni perdet

Ekspertët rekomandojnë se duhet ta ekspozoni syrin tuaj në dritë natyrale sa më shpejt të mundeni që ta lajmëroni trurin se koha e gjumit ka mbaruar.

Bëni një dush me ujë të ftohtë

Pasi bëni një dush me ujë të ftohtë, reagimi i parë natyral është frymëmarrja e plotë dhe e thellë. Kjo rrit marrjen e oksigjenit dhe shpejton qarkullimin e gjakut në trup dhe në tru.

Koha e konsumimit të kafeinës

Mund të duket se kafja është mikja juaj më e mirë për t’u zgjuar menjëherë në mëngjes, por në fakt sipas ekspertëve është e kundërta, sepse në mëngjes nivelet e hormonit të kortizolit janë shumë të larta. Duke qenë se nivelet e kortizolit janë të larta ju do të ndiheni zgjuar në mëngjes. Ndërsa kur ju konsumoni kafeinë do të ndikoni shumë në procesin natyral të trupit për prodhimin e kortizolit. Për këtë arsye ju duhet të konsumoni kafe shumë vonë në mëngjes, ose thjesht duhet të pini ujë për të hidratuar trupin. /revistawho.com