Gent Zenelaj ndan shpeshherë momente me vajzën e tij, Aria, e cila jo vetëm e lumturon, por edhe e bën shumë krenar. Ja së fundmi Aria ka mësuar të luajë në piano, pa e parë fare tastierën. Genti ka publikuar një video ku vogëlushja shfaqet duke luajtur në piano me mjeshtëri, teksa sheh të atin.
Aktori shkruan se e bija po luan Beethoven, teksa tregon me humor se në vend të fjalës shikimi ajo përdor “shifja”, një fjalë që është si piperi që i jep shije pjatës/
“Beethoven me sytë nga shifja(shikimi) i babit”, shkruan Genti teksa i kërkon falje zyshës së pianos nëse Arias i ka ikur ndonjë notë.
View this post on Instagram