• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme, Who Life

Si ta kuptojmë se kemi rënë në dashuri

Fjalët “Të dua”, mund të jenë ndoshta më të “frikshmet” e gjuhës shqipe, e megjithëkëtë ne dëshirojmë gjithmonë t’i themi. Nëse nuk je i sigurtë që mund t’ia thuash dikujt, je në vendin e duhur. Ne do të të ndihmojmë të zbulosh a je apo jo gati t’i shqiptosh. Lexo dhe zbuloje!

  1. Çfarë të thotë instikti yt?

Ji i ndershëm me veten tënde. Nëse reagimi yt i parë është ” çfarë dreq pyetjeje është kjo? Sigurisht që e dua!”, atëherë je në rrugën e duhur. Po ashtu, në qoftë se reagimi yt është pak a shumë i ngjashëm me “Hmm, ehh, është pak e komplikuar”, atëherë merr kohë përpara se t’i nxjerrësh nga goja dy fjalët idilike. Mund edhe të jesh në fazën ” e pëlqejmë njëri- tjetrin”, ” ndoshta duhemi”, “pasion i shfrenuar”. Të gjitha këto kanë vendin e tyre, por nuk janë dashuri.

  1. Bëhu objektiv

Sigurisht që nuk është e lehtë ta zgjidhësh këtë ekuacion, por duhet provuar. Mendo se çfarë pëlqen tek ai/ ajo. Buzëqeshja e mrekullueshme, shija e pakapshme që ka, apo se si komportohet me të tjerët? Cilado qoftë arsyeja e dashurisë tënde, shkruaje në ditar. Bëj një listë sa më të gjatë që të mundesh. Shto dhe kritika sepse askush nuk është përfekt, as personi që ti pëlqen. Studio me kujdes gjërat që nuk të pëlqejnë tek ai/ ajo. Ndoshta ato vetulla unike, thjesht të acarojnë nervat, ose mënyra se si vishet. Të vësh në dukje difektet nuk duhet parë si një përpjekje për të shkurajuar dashurinë tënde, por thjesht si një mënyrë për të zbutur disi zjarrin që të ka përfshirë, duke të lejuar të mendosh më qartë për ato që të pëlqejnë me të vërtetë. Shqyrtoje listën tënde. është shumë e gjatë apo shumë e shkurtër, dhe nga cili kah. Nëse është shumë e shkurtër, duhet të mendosh pak më gjatë mbi këtë situatë. Nuk mund ta dashurosh me të vërtetë një njeri pa e njohur mirë. Nëse lista e difekteve është shumë e gjatë dhe e mbushur plot me bezdisje të tipit, shtypja e tubetit të pastës së dhëmbëve, apo lloji i makinës që ka, nuk është dashuri.

  1. Mbaj parasysh si ndihesh kur e ke pranë

Je nervoz? I emocionuar? Zemra jote rreh pak më shpejt se zakonisht, qielli duket më i shndritshëm dhe problemet e jetës më pak të rëndësishme? Emocione si këto janë të ngjashme me sinjalet e një dashurie.

  1. Si sillesh me të kur jeni me njerëz?

I qëndron afër? Apo largohesh? Nëse është kjo e dyta, do të thotë që prezenca e personit të jep kënaqësi e konfort por nuk e ke të nevojshme, pra nuk është tamam dashuri. Gjithsesi, nëse gjatë kohës që komunikoni me të tjerët vazhdoni t’i hidhni njëri – tjetrit shikime depërtuese e zemra ju rreh fort çdo herë, me shumë gjasë bëhet fjalë për dashuri me një forcë që s’duhet injoruar aspak.

  1. Si ndihet ai/ ajo…

Është e vërtetë që ai/ ajo mund të ketë rënë në dashuri tashmë, ose anasjelltas. Ndaj duhet të mendosh nëse e do, apo është vetëm simpati.

  1. Thuaja atë që ndjen

Nuk është e nevojshme të shqiptosh dy fjalët e “shenjta” në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Por mund të thuash se ke filluar të mendosh se kjo mund të ndodhë dhe se je i lumtur për këtë ndjenjë. Mund të thuash se ke nisur një mision, të zbulosh çfarë ndjen duke e mbajtur të azhornuar për progreset e tua.

  1. Imagjino si do të ndiheshe po ta humbisje

Kupton se ke rënë në dashuri me dikë, nëse je protektiv karshi këtij personi dhe ndihesh i mbrojtur. Ndjen se nuk do të lejoje kurrë që t’i ndodhë diçka e keqe dhe se nuk do që njeri të ta marrë./revistawho.com

 

Leave a Reply