• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Si ta bindni veten që të pini më shumë ujë?

Uji është kudo që nga toka te majat e akullta malore e deri te qelizat e trupit të secilit prej nesh.

Në varësi të pozicionit gjeografik, masës trupore, moshës dhe gjinisë, mesatarisht trupi i njeriut përbëhet prej 55-60% ujë.

Bebet e sapolindura kanë edhe më shumë, trupi i tyre ka rreth 75 % ujë ndaj dhe mund të notojnë lehtësisht njësoj si peshqit.

Por ky nivel i lartë uji në trupin e tyre bie menjëherë që në vitin e parë të jetës, duke arritur rreth 65%

Uji në trupin tonë lubrifikon nyjet e kockave, rregullon temperaturën e trupit dhe ushqen trurin dhe shtyllën kurrizore. Uji nuk gjendet vetëm në gjak, ai gjithashtu gjendet në tru dhe zemër. Uji përbën 3/4 e këtyre dy organeve.

Kjo sasi është e njëjtë me sasinë e lëngjeve në një banane. Mushkëritë janë të ngjashme me një mollë, pasi përmbajnë 83% ujë. Madje edhe kockat e njeriut që duket të thata, përmbajnë 31% ujë.

Por, nëse jemi të përbërë prej ujit dhe rrethohemi nga uji, pse duhet të pimë kaq shumë?

Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve.

Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup.

Si ta bindni veten që të pini më shumë ujë

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se është shumë e rëndësishme që të siguroheni që të pini sa më shumë ujë gjatë ditës.

Për ta bërë këtë, ju mund të merrni disa masa të thjeshta dhe praktike.

Mos harro

Mbaj një shishe ujë me vete gjjithnjë.

Nëse shishen e keni në dorë ose para syve, atëherë do ta keni të pamundur që të harroni të pini ujë.

Gjatë ditës pini gllënka të vogla dhe të herëpashershme.

Nëse është vapë ose keni kryer një aktivitet fizik, pini ujë gjithnjë që të rikuperoni humbjet e lëngjeve nga djersa.

Vendos një alarm

Ju mund të vendosni disa alarme në telefonin tuaj që t’i kujtoni vetes që të arrini objektivin e dy litrave ujë në ditë.

Përpara vakteve pini një gotë ujë që të zbusni oreksin dhe të ruani peshën.

Nëse jeni nëpër festa dhe duhet të konsumoni alkol, sigurohuni që ndërmjet pijeve të konsumoni nga një gotë ujë për tu hidratuar.

Kujdesuni për shijen

Në mënyrë që objektivi i pirjes së ujit të jetë i arritshëm, ju mund ta pasuroni atë me fruta dhe perime siç janë limoni, kastraveci, mentja, frutat e pyllit, rozmarina, xhenxhefili, borziloku etj.

Gjatë ditës, mund të alternoni mes ujit natyral dhe atij të gazuar, ose të shtoni edhe copa akulli.

Përveç ujit, ju mund të pini edhe çajra të ngrohtë ose të ftohtë, ndërsa në mëngjes mund të hani më shumë fruta me përmbajtje të lartë të ujit. /AgroWeb.org

CLOSE
CLOSE