• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Si ta bësh një marrëdhënie të funksionojë? Jennifer Garner dhe partneri i saj i ri shembulli perfekt

Ben Affleck dhe Jennifer Garner vite më parë i dhanë fund marrëdhënies së tyre, por në tetor të 2018 u divorcuan zyrtarisht. Gjatë kohës që Jennifer priste divorcin nga Ben krijoi një lidhje të re me John Miller, me të cilin ka gati 10 muaj. Marrëdhënia mes të dyve duket perfekte, madje John e ndihmon Jennifer të kujdeset për fëmijët. Për më tepër ai i është gjendur pranë edhe në kohën kur Ben u shtrua në rehabilitim. “Gjërat po funksionojnë mirë për Jen dhe John, sepse ai është shumë i duruar me të dhe nuk kërkon shumë nga koha e saj. Edhe ai ka fëmijë, kështu që ai e kupton se familja vjen e para dhe ajo e respekton hapësirën e tij. John ka shumë respekt edhe për Ben që është shumë prezent në jetën e partneres së tij”, – ka thënë një burim i çiftit për “Hollywood Life”. Pavarësisht se Jennifer dhe John nuk kanë shumë kohë bashkë, shumë njerëz dyshojnë se ata mund të fejohen. /revistawho.com