Arbana Osmani e ka nisur bukur këtë të enjte me mëngjesin në krevat. Detajin romantik përveçse e ka ndarë me të gjithë gazetarja e ka dhënë si këshillë me rastin e ditës së dashurisë që po afron.
“Këshilla numër 1 për ditën e Shën Valentinin, por edhe për ditët normale: Surprizoni të dashurin me mëngjesin e preferuar në krevat”, ka shkruar ajo, krahas fotos ku shfaqen dy tost me avokado dhe vezë.
Përveç faktit që ky gjest është shumë i këndshëm, mëngjes si ky i Arbanës duhet të mësojmë të gjithë të gatuajmë, sepse është i shëndetshëm.
Dashuria kalon nga stomaku nuk thonë kot, ndaj merrni shembull nga Arbana dhe niseni ditën bukur krah dashurisë suaj me detaje të vogla si këto./revistawho.com