E vogla e familjes Krapi, Emi feston sot 1-vjetorin. Jonida ka ndarë disa poza të së bijës që në një vit është rritur kaq shumë, sigurisht pa shmangur emocionet që gëzon 1 vit pasi është bërë mami për herë të parë.
“Si sot para 1 viti, ne 12.04 te pashe futyren per here te pare, te degjova zerin dhe te ndjeva aromen. Qe nga ky sekond e perjete jeton mama vetem per ty Emushe!
Zoti te bekofte gjithe jeten per kete lumturi te papershkrueshme qe i ke dhene mamit dhe babit??”, ka shkruar Vokshi në fotot e vajzës.
Me postimet e ndryshme Jonida ka treguar se dhe për një kohë të gjatë ka qenë në një “luftë” me Besnikun se kujt i ngjason vajza më shumë, por me kalimin e kohës e ka pranuar faktin se Emi është një kopje e babit.
Në një intervistë të dhënë në muajin gusht të vitit të kaluar për Revistën Who, Jonida ka treguar se ka shumë dëshirë ta shtojë familjen me 2 fëmijë të tjerë./revistawho.com