• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si shkëlqyen yjet në tapetin e kuq të çmimeve “Grammy”?

Kur vjen puna për në tapetin e kuq, VIP-at janë në një “luftë” me njëri-tjetrin. Ditën e djeshme ceremonia e çmimeve “Grammy” dashur pa dashur solli një konkurrencë tek të famshmit.
Si çdo herë tjetër kritikët e modës përgatisin një listë me të veshurat më bukur dhe kësaj rradhe këtë listë e kryeson Ariana Grande dhe fustani i saj voluminoz që bëri t’i kthenin sytë të gjithë nga ajo.
Ajo kishte veshur një fustan nga Giambattista Valli, i cili e kishte bërë këngëtaren të dukej si një princeshë në përralla.

Në ceremoni ishin të pranishme dhe dy shqiptaret Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Dua Lipa kishte përzgjedhur një fund saten të bardhë i cili e bënte të shkëlqente përkrah partnerit të saj Anwar Hadid.

Ndërsa Bebe Rexha ishte veshur me casual me një xhaketë të zezë të gjatë me pantallona.