• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si rrallëherë Tuna publikon foto me babain: Modeli im që nga fillimi

Tuna është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përveç aktiviteteve që kanë lidhje me karrierën, shpesh e kemi parë të publikojë momente të veçanta nga përditshmëria me Tianin dhe Patrisin. Megjithatë shumë rrallë ndodh që ajo të bëjë të njëjtën gjë me personat e saj më të afërt si për shembull familjarët, me të cilët ka lidhje gjaku. Por së fundmi si rrallëherë ajo ka publikuar një foto me babain e saj, i cili nuk është më pak i njohur se e bija. Shaban Sejdiu është kampion olimpik në mundje dhe nga ata që e njohin mirë sportin cilësohet si legjendë e gjallë. Sigurisht që Tuna nuk ka se si të mos ndjehet krenare për babain e saj, i cili ka lënë gjurmë të shumta në sportin shqiptar. Në foton e publikuar përkrah tij këngëtarja ka treguar se ai ka qenë shembulli më i mirë për të që nga fillimet e karrierës. “Kampioni im dhe modeli im që kur kam filluar”, ka shkruar Tuna në foton, e cila është shkrepur gjatë ditëlindjes së djalit të saj.

Menjëherë pas publikimit të imazhit në fjalë këtë herë vëmendjen e ka marrë babai i këngëtares, sepse të gjithë e respektojnë figurën e tij. /revistawho.com