• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si rrallëherë, Lori Hoxha shpreh hapur pëlqimin për këngët e artistit të njohur shqiptar

Një ditë më parë, Alban Ramosaj, publikoi projektin e tij më të fundit, “I nat me ma fal”. Ky projekt mori menjëherë vëmendjen e të gjithëve, kjo edhe për shkak të videoklipit unik. Përveç ndjekësve të tij besnikë, duket se Albani ka edhe një ‘fanse’ mjaft të njohur për të gjithë. Trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha ka shprehur hapur preferencën e saj për Albanin si artist.

Teksa ka ndarë këtë projekt në Instagram, Lori është shprehur se ka qenë gjithmonë fanse e Albanit dhe ky projekt meriton gjithë dashurinë.