• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si reagon Hana kur dëgjon këngën e babit? Kjo video do ju bëjë të qeshni të gjithëve

Pak ditë më parë, Mozzik publikoi projektin e tij më të fundit muzikor me titull ‘Dhelpër Dinake’. Kënga ka rezultuar të pëlqehet shumë nga ndjekësit e reperit, të cilët kanë spekuluar se kjo këngë i dedikohet ish-partneres së tij, Loredanës.

Pavarësisht këtyre aludimeve, mëngjesin e sotëm Mozzik ka ndarë një video të vogëlushes së tij, Hana teksa kërcen me këngën e babit. Reagimi i të voglës teksa dëgjon zërin e reperit i ka bërë për të qeshur të gjithë.

Ndonëse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, duket se ky vendim nuk e pengon ish-dyshen të ndajnë me njëri-tjetrin reagime të ndryshme të vajzës së tyre. Kujtojmë se disa javë më parë, Loredana pohoi se tashmë ishte një nënë beqare dhe se turin ‘Bonnie&Clyde’ do e vazhdonte e vetme./revistawho.com