• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Who VIP

Si reagojnë VIP-at kur iu thyhet zemra?

Kur një dashuri mbaron mund te reagohet ne mënyra te ndryshme. Por askush nuk mund te krahasohet me VIP-­at e Hollywood-it për sa i përket ndarjeve dhe mënyrave origjinale për t’i përballuar ato. Ka nga ata që gjejnë ngushëllim tek miqtë e tyre me katër këmbë, në krahët e dikujt tjetër, apo duke iu përkushtuar punës. Ja si reagojnë disa nga emrat më të njohur të showbiz-it kur iu thyhet zemra.

 

Brad-Pitt 2

Brad Pitt është shquar gjithmonë si Playboy i Hollywood-it. E “nami” në lidhje me këtë nuk i ka dalë kot. Aktori i njohur është diskutuar shpesh për marrëdhëniet e tij të shumta me femrat, mes të cilave të shumta janë aktoret. Por, pas ndarjes aktori nuk ka preferuar të presë gjatë. Brad është me parimin se “Gozhda del me gozhde”.

 

Ben+Affleck+Walking+Dog+Pacific+Palisades+hlt8wfXfLmZx

Me të gjitha dështimet në dashuri Ben Affleck tashmë duhet të kishte një ushtri qensh. Aktori, sapo pëson një thyerje zemre ngushëllohet duke blerë një qen të ri. Për fat, jo të gjitha ndarjet e kanë lënduar Ben.

 

AdelePA290911_0.article_x4

Adele është një zonjë e vërtetë dhe tejet e edukuar. Të paktën sa i takon marrëdhënieve sentimentale. Pavarësisht se kush e ka fajin dhe sa keq përfundon marrëdhënia, ajo tregon se në fund i uron më të mirat ish-it të saj.

 

irina-w-mag

Kur ndahet Irina Shayk preferon që t’iu tregojë ish-partnerëve të saj se çfarë kanë humbur. Modelja e suksesshme provokon me veshje joshëse duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve menjëherë pasi i kanë thyer zemrën. Strategji e mirë, apo jo?

 

Kristen-Stewart-Kissing-Rumored-Girlfriend-Alicia-Cargile-PP

Kristen Stewart njihet në Hollywood si vajza që thyen zemra, megjithatë edhe aktorja nuk i kalon shumë me lehtësi ndarjet. Zakonisht ajo ngushëllohet me femra.

 

sean Penn+s+workout+jKbnQ3XUWr3l

Ndërkohë, aktori i njohur Sean Penn preferon të qëndrojë i impenjuar kur ka ndonjë luhatje sentimentale, sidomos nëse bëhet fjalë për një dashuri të dështuar. Aktori i kushtohet karrierës dhe impenjimeve në punë për të kaluar dhimbjen.

 

Taylor_Swift_Blank_Space

Me siguri të gjithë e dini se çfarë bën Taylor Swift pasi i kanë thyer zemrën. Këngëtarja hakmerret me muzikë, duke shprehur të gjithë mllefin nëpërmjet këngëve.

 

justin

Justin Timberlake bën një hit të ri, natyrisht i frymëzuar nga emocionet e ndarjes. Si në rastin e Britney Spears, kur pas ndarjes me të realizoi këngën me titull “Cry me a river”.