• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Si ranë në dashuri gjatë xhirimeve Hande Erçel dhe Kerem Bursin

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë dy aktorët që ndjekim çdo ditë me serialin “Dashuria është në ajër”. Përpara se të bëheshin bashkë për këtë serial, asgjë nuk i lidhte dy aktorët. Por kimia që patën si “Eda dhe Serkan” u reflektua edhe në jetën reale. Vetëm pak kohë pas nisjes së serialit në Turqi, u përfol se dy aktorët kishin nisur një lidhje dashurie. “Jo, jemi miq”-ishte fraza që të dy përgjigjeshin sa herë i pyesnin gazetarët. Ku ka zë, nuk është pa gjë thonë dhe vërtet pak kohë më pas Hande dhe Kerem konfirmuan lidhjen e tyre duke publikuar foto nga pushimet e tyre bashkë. Tani nuk ngurrojnë edhe të flasin për njëri-tjetrin. “Hande është një njeri shumë i mirë. Nuk ka fare ego. Më motivon. Ndihem me fat”-është shprehur Kerem. Ndërsa Hande ka thënë për të: “Ai është shumë i ëmbël, njëri i jashtëzakonshëm. Jam e lumtur që punoj me të”.