Në tapet të kuq, apo duke bërë pazarin, Angelina Jolie gjithmonë vishet me stil. Aktorja këtë fundjavë doli për të bërë Pazar me vazjën e saj, Vivienne në Los Angeles dhe paparacët menjëherë e fotografuan duke na sjellë këto foto, ku Angelina shfaqet me një stil të veçantë.
Me fustan pambuku të bardhë, me pardesy, këpucë të sheshta, syze e flokët e kapur, aktorja dukej shik.
Së fundmi për revistën Time, Jolie tregoi se dy muajt e fundit dy vajzat e saj të mëdha kanë bërë një operacion. “Ato e kuptojnë që sfidat me shëndetin dhe beteja për të jetuar dhe për t’u shëruar janë diçka që duhet të ndihen krenare”-tha aktorja.