• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si në filmat vizatimorë, Rovena Dilo zbulon se si do të quhet projekti i fundit muzikor në ‘Kënga Magjike 2019’

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Rovena Dilo zbuloi se do të ishte pjesë e kompeticionit të përvitshëm ‘Kënga Magjike 2019’ sërish. Ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit se projekti muzikor me të cilin do të shfaqet titullohet ‘Cinderella’ dhe është në bashkëpunim me Hitman dhe Rolla. Nuk dihet ende se çfarë zhanri do të jetë kënga, megjithatë nuk duhet të harrojmë se Dilo ka eksperimentuar mjaftueshëm vitet e fundit në ‘Kënga Magjike’, si me këngën ‘Ma jo’ në bashkëpunim me reperim kosovar Onat, por dhe projektin me titull ‘Ke le për mu’, u cili u kthye në një hit menjëherë.

Pranë hashtagut ‘Rovena është rikthyer’, artistja e njohur ka premtuar kështu se do të sjellë më shpesh muzikë për të gjithë fansat. Kujtojmë se vetëm pak javë më parë ajo publikoi këngën me titull ‘Do të çmend’, e cila deri më tani numëron mijra klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com