• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Si në filma, Camila Cabello dhe Shawn Mendes shihen në momente intime

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe ata nuk hezitojnë ta tregojnë këtë edhe në publik. Edhe pse fillimisht nuk kishin konfirmuar asgjë në lidhje me marrëdhënien e tyre, këngëtarët ishin parë shpeshherë duke u puthur në vende publike, gjë që padiskutim e vërtetonte lidhjen e tyre. Së fundmi, Shawn dhe Camila janë fotografuar nga paparacët në Toronto, duke u puthur dhe përqafuar në një vend publik, por ndryshe nga herët e tjera, sipas ‘Cosmopolitan’ kjo puthje pasionante ngjasonte me një nga ato të filmave romantikë që jemi mësuar të shohim zakonsisht. Toronto është vendi i lindjes të Mendes dhe aty ai ndihet si shtëpi. Camila lajmëroi në ‘Instagram-in’ e saj se së shpejti do të sillte muzikë të re, me siguri, inspiruar nga lidhja e saj me këngëtarin./revistawho.com