• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si ndihet tashmë Rihanna për raportin e Drake me Chris Brown?

Marrëdhënia e reperit Drake me kolegun e tij, Chris Brown ka qenë shpeshherë në qendër të mediave rozë. Pak kohë më parë Drake tregoi se nuk ishte ndjerë mirë për marrëdhënien që krijoi me Rihanna-n për shkak të shoqërisë së tij me Brown. Ai shtoi se ky raport ndikoi në shoqërinë e tij me Chris, duke i ndryshuar disi gjërat. Megjithatë duket se pas kaq kohësh Drake dhe Brown gëzojnë të njëjtën miqësi si dikur, pasi vendosën të sjellin një projekt muzikor të përbashkët.

Pas këtij momenti, ylli i muzikës pop, Rihanna është shprehur se është shumë e lumtur për këtë marrëdhënie të tyre, pasi ajo nuk dëshiron që njerëzit të lidhen ngushtë me një situatë dhe kjo të ndikojë në vendimet e tyre.

Kujtojmë se Rihanna ka qenë fillimisht e dashura e Chris Brown, ndërsa më vonë tentoi të ketë një lidhje dashurie edhe me Drake, e cila nuk zgjati për shumë kohë./revistawho.com