Pas shumë testeve studiuesit kanë vënë re disa lidhje midis zakoneve dhe tipareve të personalitetit. Saktësia, mënyra sesi një person mban një çantë, ose mënyra se si dikush bashkon një letër mund të thotë pak më shumë për karakterin nga sa mendoni.
Sipas ‘Bright Side’ ne ju sjellim disa nga sjelljet më tipike më poshtë dhe çfarë tregojnë ato për ju:
- Mënyra se si e mbani zakonisht çantën tuaj
Një ekspert i gjuhës së trupit tregoi se mënyra se si zakonisht mbani çantën mund të zbulojë disa gjëra interesante për ju. Nëse çanta juaj varet në bërryl me krahun të përkulur: Në mënyrë tipike, ky është një pozicion për gratë profesioniste. Tregon vetëbesim. Nëse ju e mbani çantën nën krah: Kjo nënkupton që normalisht jeni të relaksuar dhe nuk shqetësoheni shumë për pamjen tuaj. Nëse e varni mbi supe: Ju nuk ndjeni nevojën për të fshehur asgjë.
- Mënyra se si e vendosni letrën tuaj të tualetit
Mënyra se si e varni rrotullën e letrës suaj ka rëndësi. Ajo zbulon nëse ke një personalitet kontrollues ose të relaksuar. Një studiues testoi 2,000 burra dhe gra dhe zbuloi se ata që rrokullisnin letrën e tualetit “sipër” ishin më dominantë. Njerëzit që nxorrën letrën nga poshtë doli të ishin më të nënshtruar.
- Mënyra se si e bën një ‘selfie’.
Studiuesit gjetën gjithashtu disa modele të sjelljes në mënyrën se si bëhet një ‘selfie’. Siç rezulton, njerëzit më miqësor kanë më shumë të ngjarë të bëjnë fotografi nga poshtë. Në të njëjtën kohë, njerëzit më të ndërgjegjshëm kanë më pak të ngjarë të tregojnë një hapësirë private në sfond. Njerëzit e shqetësuar kanë tendencën të bëjnë një “fytyrë e fryra” sipas studiuesve.
- Mënyra se si ecën
Ekspertët e gjuhës së trupit kanë vënë re lidhjen midis stilit tuaj të ecjes dhe personalitetit tuaj. Pra, njerëzit me shpatulla të rëna priren të jenë të trishtuar. Gjithashtu ecja mund të shërbejë si një shenjë e ndjeshmërisë. Studiuesit sugjerojnë që ju mund të zbuloni një person të prekshëm nga stili i tyre i të ecurit. Kur ata anojnë kokën, mund të tregojnë se janë të ndjeshëm dhe të dobët për momentin.
- Mënyra se si jepni duart kur takoni njerëzit
Shtrëngimi i duarve të një personi gjithashtu mund të ketë lidhje me disa aspekte të personalitetit të tyre, siç ka treguar hulumtimi. Njerëzit me shtrëngim duarsh të fortë janë më ekstrovertë, kështu që janë më të hapur ndaj përvojave të reja. Ata janë gjithashtu më pak nevrikë dhe të ndrojtur se ata me shtrëngime duarsh të hapura.
- Koha që kalon duke qëndruar mbi telefon
Sipas një studimi u zbulua se njerëzit që ishin të varur nga telefonat e tyre dhe kalonin shumë kohë me ta prireshin të ishin më të shqetësuar dhe nerva./revistawho.com