• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si kanë ndryshuar personazhet e njohur të ‘hollywood-it’ ndër vite?

Shumë prej personazheve të njohur të kinematografisë së huaj, por jo vetëm, janë memorizuar menjëherë nga publiku për shkak të roleve të tyre spikatës. Me kalimin e kohës këta këngëtarë apo aktorë meshkuj kanë ndryshuar duke u kthyer edhe më tërheqës se më parë.

Më poshtë ju sjellim një listë të emrave më të njohur të ‘showbiz-it’ të huaj dhe se si kanë ndryshuar ata ndër vite që prej daljes së tyre të parë në ekran:

-Mundësi dhe aktori amerikan Dwayne Johnson njihet gjithashtu si ‘The Rock’. Ai u cilësua njeriu më tërheqës i vitit 2016 nga revista ‘People’. Duke publikuar fotot e fëmijërisë në llogarinë e tij në ‘Instagram’ Johnson la të kuptohej se kishte ndryshuar shumë që prej asaj kohë.

-Në rininë e tij, Momoa punoi si model në Hawai dhe u cilësua si një nga personazhet më simpatik. Tiparet e mprehta kanë bërë që vajzat të ‘fiksohen’ pas tij.

-Në fëmijërinë e tij, Bruce Willis kishte probleme me shqiptimin e fjalëve. Për të mposhtur këtë problem, ai mori pjesë në një klasë aktrimi. Ishte skena që e ndihmoi Willis të mundë problemin e tij dhe të bëhet një nga djemtë më të lezetshëm në ekranin e madh.

-Brad Pitt, aktori me flokë bionde, sy të kaltër dhe me një buzëqeshje simpatike dukej shumë tërheqës kur ishte i ri. Por me kalimin e viteve, Pitt u bë edhe më karizmatik dhe më i pjekur. Kjo është arsyeja pse ai është rregullisht në krye të listave të burrave më të bukur në planet./revistawho.com