• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si janë flokët e Beyonce në gjendjen natyrale? Kjo video zbulon gjithçka

Beyonce ka eksperimentuar shumë me flokët e saj ndër vite. Tek diva e muzikës i kemi parë të gjitha modelet, që nga flokët e drejtë deri tek gërshetat e vogla, jo më kot shumë fansa të saj janë konfuzë e nuk janë në gjendje të dallojnë si është floku i saj në gjendje natyrale.

Së fundmi ka qenë nëna e saj ajo që ka zbuluar me një video këtë detaj.

Në sekuencën e shkurtër shfaqet Beyonce me kurriz teksa e ëma i kreh flokët e gjatë në ngjyrë çokollatë me fije të kuqe. Në sfond dëgjohet edhe ylli i muzikës teksa i thotë nënës së saj të mos ‘tallet’ me flokët.

Megjithëse ka punuar shumë dhe është transformuar shpesh për projektet e saj muzikore, Beyonce ja ka dalë të ruajë një gjatësi të konsiderueshme tek flokët dhe nga video duket qartë që janë goxha të shëndetshëm. / revistawho.com