Personazhet e famshëm takohen në festat e Oscar-it, luajnë bashkë në xhirime filmash, ndajnë të njëjtët agjenë dhe firma PR, prandaj është mëse normale që shpesh edhe të lidhen bashkë. Por shumë personazhe në Hollywood janë harruar që kanë qenë të lidhur dhe me siguri çiftet e mëposhtëm do t’ju habisin.
1.Mila Kunis dhe Macaulay Culkin- U lidhën në vitin 2002 dhe kanë kaluar bashkë 8 vite. “Jemi rritur bashkë”-është shprehur aktorja.
2.Ashton Kutcher dhe January Jones – U lidhën në fund të viteve ’90, kur ajo njihej si modele ndërsa ai sapo kishte nisur karrierën.
3.Chelsea Handler dhe 50 Cent – U takuan kur reperi ishte i ftuar në emisionin e Handler dhe u lidhën për disa muaj.
4.Keira Knightley dhe Jamie Dornan – Kanë qenë të lidhur për gati 2 vite dhe u takuan në vitin 2003 teksa xhironin një reklamë.
5.Britney Spears dhe Colin Farrell – Në vitin 2003 princesha e popit dhe aktori i shokuan të gjithë kur në një premierë u shfaqën me duart e bashkuara dhe duke u puthur.
6.Topher Grace dhe Anne Hathaway – Kanë qenë të lidhur për dy viteve, në kohën kur sapo kishin bërë hapat e parë në Hollywood.
7.Ryan Gosling dhe Sandra Bullock – U takuan në xhirimet e një filmi në vitin 2002 dhe kanë qenë të lidhur për 2 vite.
8.Jennifer Aniston dhe Adam Duritz – U lidhën në vitin 1995, në kohën kur aktorja sapo ishte bërë e njohur me serialin “Friends”.
9.Emma Stone dhe Kieran Culkin – U takuan në xhirimet e një filmi në vitin 2009 dhe u lidhën për gati 2 vjet.
10.Madonna dhe Tupac Shakur –Ylli i popit dhe reperi u prezantuan në vitin 1992 dhe nisën një lidhje romantike që zgjati disa muaj.
11.Natalie Portman dhe Jake Gyllenhaal – Aktori ka qenë i lidhur me disa nga vajzat më të bukura të Hollywood-it dhe Natalie është njëra ndër to. Dy aktorët u lidhën për disa muaj në vitin 2006.
12.Tom Cruise dhe Cher – Aktori dhe ikona e popit u takuan në vitin 1985 dhe nisën një lidhje në një moshë shumë të re.
13.Johnny Depp dhe Kate Moss – Aktori dhe supermodelja kanë qenë të lidhur për katër vite dhe ishin ndër çiftet më të komentuar të viteve ’90.
14.Jennifer Aniston dhe Paul Rudd – U njohën në xhirimet e një filmi në vitin 1998, por për lidhjen e tyre nuk dihet shumë, as si dhe pse u ndanë.
15.Alanis Morissette dhe Ryan Reynolds – U takuan në një festë ditëlindje në vitin 2002 dhe menjëherë u bënë çift. Në vitin 2004 u fejuan, por tre vite më vonë u ndanë.
16.Cameron Diaz dhe Justin Timberlake – U njohën në vitin 2003 dhe u lidhën për 4 vite, deri në ndarjen e tyre në vitin 2007.
17.Cindy Crawford dhe Richard Gere – U takuan në një festë në fund të viteve ’80, kur modelja ishte vetëm 22 vjeç. Çifti u martua në vitin 1991 dhe kaluan bashkë katër vite derisa u ndanë për shkak të mentaliteteve të kundërta.
18.Kim Kardashian dhe Nick Cannon – Ylli i televizionit dhe komedian u lidhën në vitin 2006 dhe lidhja e tyre zgjati vetëm disa muaj.
19.Gwyneth Paltrow dhe Ben Affleck – U takuan në vitin 1997, pas ndarjes së aktores nga Brad Pitt. Paltrow dhe Affleck kanë qenë bashkë për tre vite.
20.Jennifer Lawrence dhe Chris Martin – U lidhën në vitin 2014, kur Martin sapo ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Çifti qëndruan bashkë për disa muaj derisa në tetor të 2014 u ndanë.