• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si i humbi 40 kg për një vit? Marsela Çibukaj zbulon ‘dietën’ e saj

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj, i ka surprizuar të gjithë me ndryshimet në fizikun e saj. Por si ja doli Marsela nga një vajzë e mbushur të kthehej në një vajzë mjaft elegante? Në një intervistë për “Living”, këngëtarja ka zbuluar ‘sekretet’ e saj. Ajo nuk ha kurrë darkë pas orës 19:00; konsumon fruta, perime dhe proteina dhe ka shmangur ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet me gaz.

Këngëtarja tregoi se dëgjoi këshillën e mësueses së kantos dhe dietologes, të cilat i kërkonin vazhdimisht të humbiste peshë. Ka qenë nutricionisti i saj që e ka shoqëruar në këtë ‘udhëtim’, duke i ndryshuar dietën ushqimore sipas nevojave të saj. Ajo u shpreh se nuk ka dashur të rrezikojë me dieta të gatshme në internet. Marsela zbuloi se arsyet për këtë ndryshim janë tre: vetëbesimi, riaftësimi fizik dhe performanca më e mirë dhe praktike në skenë. “Tashmë jam shndërruar në dietologe dhe njerëzit më pyesin më shumë si jam dobësuar sesa si është kënga”, u shpreh ajo për “Living”.