Sa prej jush kanë menduar se çfarë ndodh në të vërtetë pas realizimit të një skenë muzikore? Çfarë u duhet të bëjnë këngëtarëve që bëhen njish me këngën dhe gjendjen e tyre, edhe nëse vetë janë të mërzitur apo të qeshur? Me një video Soni Malaj na tregoi se në fakt kur ajo ka qenë duke xhiruar videoklipin e këngës ‘Përgjithmonë’, nja baladë dashurie kjo, ka qeshur aq shumë sa xhirimet i janë vështirsuar ca.
“Çfarë ndodh realisht pas xhirimeve të mia”, ka shkruar Soni shoqëruar me një emoji për të qeshur. Pra jo gjithmonë realiteti është ai që ju shihni. Për t’ju përshtatur gjendjes së këngës bën ca pauza, shkrihesh e kënaqesh e më pas nxjerr më të mirën për të përmbushur fabulën e projektit që sjell. Njëjtë siç ka bërë edhe Soni./revistawho.com
View this post on Instagram