• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si është të punosh me Ermal Mamaqin dhe Luana Vjollcën? Ja si përgjigjet Fifi

Këngëtarja e hitit të shumë pëlqyer “Zhurmë”, ditën e sotme në një intervistë për revistën “Class” ka folur për hapat e saj të karrierës. Gjithashtu ajo ka treguar edhe disa fakte interesante lidhur me jetën e saj private. Fifi pohoi se “Zhurmë” ju dedikohet të gjithë atyre të cilët nuk e dinë çfarë është dashuria.

Më tej ajo foli për eksperiencën në dy emisione shumë të pëlqyera, njëri në ‘Top Channel” i moderuar nga Luana Vjollca, dhe tjetri në “Klan” i moderuar nga Ermal Mamaqi.

E pyetur se si ishte të punoje më këta moderatorë, Fifi u përgjigj: “Me të dy kam eksperiencë fantastike në punë dhe jam shumë e lumtur që isha pjesë e dy emisioneve më të shikuara si në Top Channel, ashtu edhe në Tv Klan”. /revistawho.com