• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si është raporti i Dafinës me Dj Geek pak kohë pas ndarjes?

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre. Raporti sentimental mes tyre zgjati fare pak, por duket se ato vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin.

Këngëtarja  ka publikuar një video nga studio, ku i bën tag ish-partnerit ndërsa shkruan: “Ne vetëm punojmë”. Këtë e ka ripublikuar në profilin e tij Dj Geek. Duket se ata nuk kanë asnjë mëri me njëri-tjetrin dhe puna vijon normalisht. Kujtojmë se pak kohë më parë Dafina shpjegoi edhe arsyen e ndarjes, duke u shprehur se duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.

Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.