• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Si e kujton Afërdita momentin e propozimit për martesë? Këngëtarja kthehet pas në kohë me këtë foto

Dy vite më parë, Afërdita Dreshaj i tha po përgjithmonë partnerit të saj Jakub Kindl. Sportisti e propozoi këngëtaren shqiptare në një ambient romantik të kuruar deri në detaje dje plot me lule.

Që pas këtij momenti dyshja vendosën ta celebronin dashurinë e tyre në martesë me njerëzit e tyre më të dashur. Së fundmi ka qenë Dreshaj ajo e cila është kthyer pas në kohë, duke ndarë me ndjekësit një foto nga propozimi për martesë. “Dy vite më parë të thashë po ty përgjithmonë”, ka shkruar Afërdita krah posimit të saj në ‘Instastory’ ku shfaqet krah Jakub.

Që prej atij momenti këngëtarja ka publikuar foto dhe video të ndryshme nga bashkëjetesa me partnerin e saj apo udhëtimet e shumta, duke treguar se ndihet mjaft e lumtur./revistawho.com